AKTUALITET, 21 Mars 2023, 15:41

Aksion si në filma në Gjermani, forcat speciale kapin shqiptarin me 30 kg drogë në makinë

Aksion si në filma në Gjermani, forcat speciale kapin shqiptarin me 30

Një operacion si në një film aksion për arrestimin e një shqiptari në Gjermani! Një njësi speciale e policisë së Saarland-it në Gjermani tërhoqi zvarrë një shpërndarës droge nga makina e tij në mes të qytetit. Një automjet civil nga Task Forca Mobile (MEK) frenoi Audi-n e të dyshuarit, një tjetër automjet policie u ndal menjëherë pranë tij dhe një i tretë pas.

Kur makina e autorit u rrethua, oficerë civilë të armatosur dhe pjesërisht të maskuar u hodhën nga automjetet e tyre dhe e nxorën të dyshuarin nga makina e tij me targa të qarkut Völklingen. Katër oficerë e ruajtën, e nxorën në rrugë dhe e prangosën.

Zëdhënësi i policisë Stephan Laßotta tha për BILD se ishte arrestuar një shqiptar gjatë operacionit dhe ishin sekuestruar gjithsej 30 kilogramë drogë. Një pjesë e drogës u gjet në automjetin e burrit. Pjesa tjetër e gjet gjatë kontrollit të banesës së tij private. Shqiptari u dërgua në paraburgim në burgun e Lerchesflur. Hetimi për këtë çështje sipas policisë është ende në vazhdim.