AKTUALITET, 5 Korrik 2023, 17:19

Përplasje me sende të forta në parkingun e një qendre tregtare në Tiranë, çfarë thotë policia

Përplasje me sende të forta në parkingun e një qendre

Sherr me sende të forta në një qendër tregtare në Tiranë. Mësohet se në sherr janë përfshirë disa persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në parkingun e kësaj qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës.

Të njëjtat burime bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të cilët në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kanë goditur me sende të forta, shtetasin me inicialet F. H., 35 vjeç. Në lidhje me rastin, Policia e Tiranës njofton se, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 34 dhe 39-vjeçarin të përfshirë në këtë konflikt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.”, thuhet në njoftimin e policisë.