AKTUALITET, 5 Korrik 2023, 18:05

Ra nga kantieri i ndërtimit ku punonte, humb betejën me jetën 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Ra nga kantieri i ndërtimit ku punonte, humb betejën me jetën

Tragjik ka rezultuar fati i një 39-vjeçar shqiptar, i cili ndërroi jetë 1 javë pasi u plagos në vendin e punës. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ndërroi jetë sot në spital.

39-vjeçari mbeti i plagosur rëndë duke rënë nga një skelë rreth tetë metra e lartë, nga ku u transportua menjëherë për në spital.

Mësohet se 39-vjeçari shqiptar jetonte në Rethymno të Greqisë dhe ishte babai i dy fëmijëve.