AKTUALITET, 5 Korrik 2023, 18:56

Raporti i KLSH, reagon Meta: Shkak keqmenaxhimi i fondeve publike dhe shkeljeve ligjore nga qeveria

Raporti i KLSH, reagon Meta: Shkak keqmenaxhimi i fondeve publike dhe shkeljeve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të raportit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku thuhet se është evidentuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekëve për vitin 2022.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”, teksa ka shtuar se çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, është interesi dhe prioriteti i PL-së.

Reagimi i Metës: 

Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”! Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin!

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e Llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!