AKTUALITET, 5 Korrik 2023, 18:33

U kapën ‘mat’ duke fshehur kokainë në një shtyllë tensioni, pranga shqiptarit dhe grekut

U kapën ‘mat’ duke fshehur kokainë në një

Dy të rinj, mes tyre një shqiptar, ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën me kokainë. Mediat greke raportojnë se pas hekurave ra një 20-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar grek, të cilët u kapën mat duke fshehur kokainë në një shtyllë tensioni.

Dy të rinjtë kishin blerë katër doza më kokainë, me peshë 3.5 gram dhe tentuan t’i fshihnin ato në një shtyllë tensioni.

Gjatë operacionit policor, dy të rinjtë tentuan të arratiseshin, por pa sukses. Aktualisht të dy ndodhen në burgun e Hallidiki, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia greke.