AKTUALITET, 23 Dhjetor 2022, 17:58

Fitoi primaret e PD-së për Bashkinë e Beratit/ Meta shpreh mbështetjen ndaj kandidatit, Zija Ismaili: Profesionalizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme

Fitoi primaret e PD-së për Bashkinë e Beratit/ Meta shpreh

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen ndaj Zija Ismailit, si kandidat për Bashkinë e Beratit për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ismaili doli fitues në primaret e zhvilluara në PD për bashkinë e Beratit, ku siguroi 527 vota duke lënë prapa Sazan Gurin me 32 vota.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një bashki në shërbim të qytetarëve.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi që sot të shprehja mbështetjen time më të fortë për Dr.Zija Ismailin si Kryebashkiaku i ardhshëm i Beratit. Profesionalizmi, humanizmi dhe qytetaria e tij janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Berati meriton Ndryshimin dhe ai po vjen!