TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh kundër ndryshimee të qeverisë sot nga Foltorja e Kuvendit.
Zhupa denoncoi emërimin e Ervin Metes, në postin e Ministrit të Financave, ndërkohë që mbanet ende postin e drejtuesit pranë AMF-së.
“E nisët me disa emërime e shkarkime ministrash, që në fakt ndryshojnë vetëm emrat, kostumine gjatësinë, por jo kuorrupsioni, vjedhjen dhe stilin e paligjshëm të emërimit të tyre. Ervin Mete, është në funksion si ministër, me drekret anikushtetues.
Ne votuam një dekret antikushtetues, i cili me juristët e tij duhet ta kuptojë kur duhet të është dhe kur duhet të flasë. Por mesa duket juristët e Republikës heshtin kur ju shkelni ligjin dhe nuk heshtin apo presin kur duhet të presin kur ju të zbatoni ligjin. Siç duhet të priste Presidenca derisa të shkarkohej Ervin Mete. Presidenti bëri ministër drejtorin e AMF-së, kreun e bordit ekszkeutiv të AMF-së. Ai i kishte të gjitha pozicionet kur Bajram Begaj vuri firmën me juristë e mençur të Presidencës.
Ervin Mete mund të ketë qenë edhe pjesë e klaneve të tuaja në fakt për ta djegur, për ta bërë ministër pa e bërë sepse mandati i tij do të shkojë në Gjykatë Kushtetuesm, dhe sigurisht do të rrëzohet nga Gjykata, sepse Kushtetuta e thotë që askush s mund të bëhet ministër në qoftë se nuk plotëson kriteret për të qenë deputet. Dhe në atë moment nuk mund të ishte as depuet si drejtor i AMF-së.”
Ish-deputetja u ndal edhe tek post i ri që do të marrë ministrja Ogerta Manastirliu, tanimë në Ministrinë e Arsimit. Sipa Zhupës, “Manastirliu ishte kandidate e shkëqyer për SPAK dhe se ajo çka mund të bëjë në këtë ministri është dhënia e universiteteve me koncesion.”
“Kulmi nuk është Ervin Mete. Kulmi është Ogerta Manastirliu. Ogerta Manastirliu ishte kandidate e shkëqyer për SPAK, por ju në vend që ta çonit në SPAK, ju e bwtw Ministre Arsimi. Për të shkatërruar Asimin, për të bërë prindërit për ilaçe, për të vënë arsimin në koma. Një ministre e cila nuk thotë dot një sukses.
Ogerta Manastirliu në krye të ministrisë mund të sjellë vetëm një gjë, dhënien me koncesion dhe dhënie me PPP të universiteteve shqiptare.Ka fjalë por këtë, ka dhe ndryshime ligjore për këtë.”