AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 11:14

Mbledhja e grupit të PS, Peleshi: Është thirrur interpelancë me Ramën, do jetë i pranishëm në seancë. 'Xhaçka'? Do t'i drejtohemi 'Venecias', por jo..!

Mbledhja e grupit të PS, Peleshi: Është thirrur interpelancë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi dha se nuk ka një vendim politik sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës, mandati i të cilës pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar ku merren vendimet politike. Kjo çështje nuk është në rendin e ditës, nuk është diskutuar asnjë fjalë me deputetët, nuk e trajtojmë si vendim politik.


Vendim i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për deputetet, do lexohet nga çdo deputet. Grupi i PS nuk ka vendim politik për këtë.

Ne do ti drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë. Do ti kërkojmë një mendim në parim për cdo situatë tjetër që mund të hasim”, tha Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së Grupit të PS.

Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi: Diskutuam për nisjen e sezonit parlamentar, ky sesion i rëndësishëm edhe për zgjedhjet.  Një interpelancë është kërkuar më kryeministrin Edi Rama.

Një tjetër interperlancë me zv. kryeministren dhe pastaj është axhenda është normale. Do jetë një interpelancë në zbatim të rregullores. Me shumë gjasë do të jetë në seancë.