TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi sonte ekskluzivisht në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV, pamjet e një aksioni të RENEA-s në Lungomare në Vlorë, paraditen e 9 gushtit. Në pamjet e publikuara duken disa efektivë të maskur, apo të veshur si civilë që futen në restoratin e hotelit, duke shkaktuar panik te turistët, ku kishte fëmijë dhe gra.
“Është një operacion kur është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s. Është një operacion që është bërë më 9 gusht nga forcat taktike të RENEA-s në Lungomare në Vlorë dhe fëmijët futen poshtë tavolinës. Gjithçka ndodh për 50 sekonda. Në raste të tilla ndërhyhet kur ka një person me rrezikshmëri të lartë.
Lajmi që u dha në media flet për ndërhyrjen në orën 10 të paradites, nuk u arrestua askush dhe aty ka vetëm turistë, kur këto operacione bëhen në mbrëmje. Kur RENEA i bën vetë këto operacione mundohet të shmangë përballjen me civilët. Nuk ka patur informacion të saktë. Një pjesë e këtyre efektivëve kanë qenë me të shkurtra. Njerëzit në lokal janë gra, fëmijë, familjarë. Këto operacione bëhen kur ke informacione të sakta dhe jo kur ka turistë.
Mirë u bë gjithë kjo, po për çfarë e bënë? Nëse 2-3 hoteleve në qendër të Tirënës u futesh kështu, nuk u shkon njeri me. Me aq shumë qytetarë që ndodhen aty për pushime, pasojat nuk dihen. Ky është operacion që nuk pati sukses”-tha Hoxha.