AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 10:08

VIDEO/ Akuza e Blushit: Tjetër 'Krim intelektual, i vështirë për t’u zbardhur' nga SPAK-u! 1 km rrugë e Unazës së Madhe në Tiranë ka kushtuar 15 milion euro

VIDEO/ Akuza e Blushit: Tjetër 'Krim intelektual, i vështirë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka akuzuar qeverine në lidhje me abuzimin tek Unaza e Madhe e Tiranës.

"Një tjetër “krim intelektual, i vështirë për t’u zbardhur” nga SPAK-u!

1 km rrugë e Unazës së Madhe në Tiranë ka kushtuar mesatarisht 15 milion euro, por mjaftojnë disa minuta shi për t’u përmbytur.

E qartë që mungon sistemi i kullimit të ujit, pa folur për cilësinë e asfaltit dhe të gjithë strukturës.

“Shumë e vështirë” për t’u zbuluar ku përfunduan qindra milion euro, se vetëm investime për "Unazën e florinjtë" që nuk kanë shkuar", reagon Blushi ne rrjetin social facebook.