AKTUALITET, 9 Shtator 2024, 22:46

“Rama bën ç’të dojë, mund të vendosë edhe fëmijët”, Shkullaku komenton kultin e njëshit në PS

“Rama bën ç’të dojë, mund të vendosë

Analisti Armand Shkullaku tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, mënyrën se si funksionon PS dhe Rama. Shkullaku tha se në PS vendos vullneti i njëshit dhe Rama i vendos në listë në vendet e para, krijon grup me ta dhe krijon idenë që nuk është plakur në pushtet. Nëse do "mund të vendosë edhe fëmijët", u shpreh analisti.

“Rama mbledh ca njerëz dhe u shpall vendimet që ka marrë. Ndonëjherë edhe emrat nuk i ka shumë të qarta, i nxjerr i biri fotografitë, si lojë, edhe ai i zgjedh... E them këtë sepse te PS, nuk ka më as vlerë meritokracia as investimi ndër vite, as personaliteti publik dhe politik.

Pra, ministrat e kabinetit shpesh, 7-8 vitet e fundit, nuk kanë patur lidhje organike me PS dhe as kanë qenë investim politik i kësaj partie. Është vullneti i njëshit, i vendos në listë në vendet e para, krijon grup me ta dhe krijon idenë që nuk është plakur në pushtet. Ai bën ç’të dojë, mund të vendosë edhe fëmijët, në dorë e ka.

Ka qenë fundi i 2018 kur Rama bëri ndryshime në qeveri, kur u përmend Braçe duartrokitën, sepse vetëm atë njihnin në PS. Edhe këtë herë Braçja mori më shumë vota. Investimi politik i një partie, një bie, qindra ngrihen.

Ti e quajte me fat PS-në, që fiton dhe thellon fitoret. Nuk është fat, por kanë punuar fort për këtë ditë. Në 12 vjet kanë bërë 6 kilometra tunel. Mos harro që në këto 12 vjet, çfarë kanë bërë? Kanë sofistikuar propagandën, lëndë të parë për SPAK, Beqja, Tahiri, Koka, Ahmetaj, etj. PS ka punuar shumë, liderin e opozitës e ke në arrest shtëpie. PD u mbajt zvarrë tre vjet nëpër gjykata. Ke investim të jashtëzakonshëm për të bërë diversion në opozitë.

Gjithë ky investim për të dobësuar një kundërshtar që thonë se është i dobët. Edhe kur guxon ndonjëri të fitojë ndonjë bashki, e fusin në burg.

Tani thonë e kemi të dobët opozitën, por këtë thoshin edhe në 2021.

Imagjinoni sikur t’i lënë njerëzit të votojnë pa Avdyljat, bandat, lekët e tërmetit, presionin e shtetit”-tha Shkullaku.