AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 09:02

Emrat/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”, plagosen dy të rinj! Makina përfundon në lumë

Emrat/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm, ku një automjet ka dalë nga aksi duke përfunduar në lumë.

Brenda automjetit të aksidentuar ndodheshin dy të rinj, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.


Të plagosurit janë 22-vjeçari me iniciale J. Gj., nga Bulqiza, dhe i riu me iniciale Sh. D.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa mjeti mësohet se po lëvizte në drejtim të Tiranës.