AKTUALITET, 10 Shtator 2024, 10:37

14-vjeçarja solli në jetë fëmijën, Gjykata lë në burg partnerin 21-vjeçar! Bashkëjetonte me të miturën prej 1 viti

14-vjeçarja solli në jetë fëmijën, Gjykata lë

Gjykata e Korçës caktoi masën arrest me burg për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti 4 ditë më parë u bë baba i një vajze me një 14-vjeçare në qytetin e Korçës.

Pas arrestimit nga policia, familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakone martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e bashkëshortit të saj, duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri-tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.