AKTUALITET, 9 Shtator 2024, 22:30

Shalsi: Po hapemi për të rinjtë! Opozita e dobët nuk është fat për ne

Shalsi: Po hapemi për të rinjtë! Opozita e dobët nuk

Eduart Shalsi, deputet i PS-së dhe anëtar i kryesisë, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, komentoi mbledhjen dhe vendimet e Asamblesë së mbajtur ditën e dielë. Shalsi tha se nuk është fat i madh për PS-në, opozita e dobët dhe ajo që duhet të bëjnë socialistët është ripërtëritja dhe hapja e dyerve për të rinjtë.

“Mund të jetë surprizë për ju, por jo për ne, sepse është fryt i përpjekjeve të jashtëzakonshme, investim që ka mbështetjen e shqiptarëve, ka mbështetje të fortë. Me sa duket, nuk ka asnjë alternativë të besueshme.

Nuk besoj se është fat i madh kur ke kundërshtar të dobët, sepse duhet të ushtrohesh shumë me veten, të rritësh konkurencën brenda vetes, që të qëndrosh në nivelet që kërkohet. Opozita e dobët nuk është fat i madh, por, për sa kohë nuk e zgjidhim ne, ajo që duhet të bëjmë është ripërtëritje, hapja e dyerve për të rinjtë. Një parti që mbyllet dhe mbetet peng i disa figurave kryesore, siç ndodhi në kampin tjetër, që shkojnë nga humbja në humbje pa asnjë leksion, brenda nesh ka përpjekje për t’u përmirësuar. Asambleja ishte në këtë vazhdë dhe e dëgjuat fjalën e kryetarit të partisë.

Thelbi është, edhe sot në mbledhjen e kryesisë, thelbi është që na duhet të bëjmë pjesë të qeverisjes sa më shumë njerëz të rinj, nga fusha dhe sektorë të ndryshëm”- tha Shalsi.