BALLKAN, 3 Qershor 2023, 19:09

‘Maskimi’ i bandave kriminale/ Sekuestrohen 124 kg kokainë në pakot me banane në Bosnjë Hercegovinë

‘Maskimi’ i bandave kriminale/ Sekuestrohen 124 kg kokainë

Policia e Bosnjë Hercegovinës ka sekuestruar sot 124 kilogramë kokainë.

Mediat vendase raportuan se disa punëtorë të një kompanie që importon dhe eksporton fruta dhe perime kanë gjetur kokainë në pako me banane në magazinë. Deri tani ka informacione se dërgesa ka shkuar gabimisht në atë kompani.

“Me qëllimin e hetimeve të mëtejshme, ne nuk mund të japim më shumë informacion,” tha policia.