BALLKAN, 3 Qershor 2023, 17:19

Thirrja e BE/ “Trysnia duhet t’i ushtrohet Beogradit, jo Prishtinës”, Kurti nuk tërhiqet: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira, por...

Thirrja e BE/ “Trysnia duhet t’i ushtrohet Beogradit, jo

Pas thirrjes së Bashkimit Europian për të mbajtur zgjedhje të parakohshme në zonat e Veriut të Kosovës, ku u zgjodhën drejtues shqiptarë, vjen reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit në një reagim për mediat tha se  “sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar”.

“Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira, por paraprakisht nevojitet sundim i ligjit dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë. Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet. Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, tha Kurti. Më tej, Kurti ka deklaruar se gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit, ndërsa ka shtuar se për t’u bërë kjo sa më shpejt adresa për trysni është Beogradi e jo Prishtina.