TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka deklaruar se Ervis Martinaj, bosi i lojrave të fatit dhe krimit të organizuar, që tashmë rezulton i zhdukur dhe me gjasa i vrarë nga rivalët, ka qenë i përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj ka mbështetur opozitën në zgjedhje.
Hoxha deklaroi se opozita e ka marrë mandatin e katërt në Lezhë, vetëm falë Martinajt.
"Ervis Martinaj i ka dhënë opozitës mandatin e katërt në Lezhë. Ka qenë shumë e rrezikuar mandati i katërt dhe është futur Martinaj për t'i dhënë mandatin e katërt", deklaroi Hoxha në TPZ.