AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 12:05

Lulzim Basha, i shkarkuar, çon tre deputetë të PD në SPAK

Lulzim Basha, i shkarkuar, çon tre deputetë të PD në SPAK

Lulzim Basha i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike  ka ndërmarrë hapa ligjor kundër tre deputetëve te PD-së të cilët morën pjesë në “Kuvendin Kombëtar” të ditës së shtunë më 11 dhjetor.

Konkretisht Lulzim Basha ka kallëzuar në SPAK  për falsifikimin e vulës së PD, deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso e Ervin Minarolli.

Sipas Kryetarit të shkarkuar Basha , bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta persona që kanë pasur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore.


Basha  e ka depozituar kallëzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

 

Lulzim Basha, i shkarkuar, çon tre deputetë të PD në SPAK