TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lulzim Basha ,i shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar, mblodhi ditën e djeshme Këshillin Kombëtar i cili miratoi rezolutën e propozuar dy ditë më parë nga Kryesia e PD kundër lëvizjes dhe veprimeve të ndërmarra nga Kuvendi Kombëtar i mbledhur ditën e shtunë.
Këshilli Kombëtar i drejtur nga Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, me votim të fshehtë, votoi shkarkimin nga funksionet partiake të emrave të propozuara nga Kryesia e Partisë Demokratike
Pas përfundimit të kësaj mbledhje, burime nga Selia blu bëjnë me dije se kryetari i shkarkuar Basha mblodhi edhe grupin parlamentar të Partisë Demokratike.
Në këtë mbledhje, Basha u dha udhëzime deputetëve demokratë që në veçanti tu gjenden pranë familjeve dhe bizneseve që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit.
Po ashtu mësohet se Basha kërkoi nga deputetët që po kështu aktivitetin parlamentar të javës ta ndërthurin me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor.
Basha e përcaktoi 18 Dhjetorin si një ditë vendimtare për të ardhmen e PD, në të cilën nuk do t’u flasë vetëm demokratëve, por gjithë shqiptarëve, e që do të projektojë modelin e ri të funksionimit dhe të akitivitetit politik të Partisë Demokratike.
Sipas kreut të shkarkuar të PD nga Kuvendi , në Kuvendin e 18 dhjetorit do të merren vendime të rëndësishme të cilat do ta shndërrojnë Partinë Demokratike në një forcë politike moderne, për t’u dhënë shqiptarëve një model qeverisës të shkëputur nga e kaluara dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë.