AKTUALITET, 13 Dhjetor 2021, 09:47

Manjani tallet me Bashën: Është Edi Rama kryeministër, jo Edi Paloka, o deputet

Manjani tallet me Bashën: Është Edi Rama kryeministër, jo

Ish-ministri i Drejtësisë ironizon vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar i të shkarkuarit Lulzim Basha. 

Një prej këtyre vendimeve që nuk ka fuqi statutore dhe ligjore është edhe ai i shkarkimit të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. 

Manjani i kujton deputetit Basha se kryeministër është Edi Rama dhe jo Edi Paloka, duke shtuar se ish-kryetari i PD ka shkarkuar njeriun e gabuar. 

Gjithashtu, Manjani ironizon edhe numrat e të pranishmëve në mbledhje për kuorum, duke e quajtur Bashën njëshin e aritmetikës dhe votimit. Kjo pasi nga 100 pjesëmarrës në mbledhje, u numëruan 257 vota në kuti. 

Postimi i plotë:

Është Edi Rama, jo Edi Paloka kryeministri o detputeeeeeet…!

Shkarko Ramën po ta mbajti, se Paloka shkarkoi veten që dje në Kuvendin Kombëtar!

Kot u mundove të shkarkosh të shkarkuarin. Shkarko të ngarkuarin po munde…

Qesharak komplet… [????] [????] [????]

****

100 pjesmarrës në mbledhje (jo të gjithë anëtarë)=257 vota pro në kuti

Njishi i artimetikës.

Njishi i votimit..

Lereni ligjin e dekriminalizimit more po vini kriter për deputetë tabelën e shumëzimit…