AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 12:31

Protesta e opozitës/ Sulmohet Sali Berisha, një person e godet me grusht në fytyrë dhe e gjakos (video)

Protesta e opozitës/ Sulmohet Sali Berisha, një person e godet me
Berisha pas sulmit - Foto: Feliks Bilani

Sali Berisha është sulmuar gjatë marshimit të opozitës drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit. 

Berisha është goditur me grusht në fytyrë dhe si pasojë është gjakosur. 

Agresori është ndaluar nga turma, ndërkohë që më pas edhe ai ka marrë goditje të shumta prej tyre. 

Mësohet se personi që goditi Berishën quhet Gert Shehu. Ai është ndaluar nga policia