AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 12:09

Ilir Meta mbërrin në selinë e PD! Pas takimit me Berishën do t’i bashkohet protestës

Ilir Meta mbërrin në selinë e PD! Pas takimit me Berishën do

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbërriti në selinë e PD ku pas takimit me Sali Beishën do ti bashkohen protestuesve.

Liderët do të dalin bashkë nga selia e PD, për t’ju bashkuar qytetarëve në Bulevard. Po ashtu në selinë e PD, ka mbërritur Tedi Blushi si edhe zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho.

Protesta e opozitës zhvillohet në njëjtë kohë me Samitin e BE, ku 27 liderë janë bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar.