AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 15:48

Kuvendi seancë të posaçme për Presidentin e Kroacisë, Milanoviç: Ndajmë shumë lidhje historike

Kuvendi seancë të posaçme për Presidentin e Kroacisë,

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë të  posaçme në kuadër të vizitës së Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Milanoviç më herët gjatë ditës ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj dhe ka kryer një konferencë për mediat me të.

Ai u shpreh para deputetëve të parlamentit dhe kabinetit qeveritar se Shqipëria dhe Kroacia ndajnë lidhje të shumta historike mes tyre, ndërsa shprehu falënderimet për pritjen.

“Të nderuar deputetë, zonja dhe zotërinj, kam nderin që jam në Tiranë sot. Dëshiroj të përshëndes në emër të Kroacisë pritësit tanë në Kuvend, ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë në vendin tuaj. Dy vendet tona mike ndajnë shumë lidhje historike”, tha Milanoviç.