AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 11:50

Deputetet e opozitës braktisin Komisionet e Kuvendit: Keni vrarë parlamentarizmin

Deputetet e opozitës braktisin Komisionet e Kuvendit: Keni vrarë

Grupi Parlamentar i deputetëve të opozitës ka vendosur të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit, derisa mazhoranca të mundësojë rikthimin e normalitetit parlamentar.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore dhe moskonsiderimi i asnjë nisme ligjore ka bërë që deputetët e PD të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.

Ndërsa, rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.

E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca, debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.

“Keni vrarë parlamentarizmin, nuk mund të ketë normalitet”- është shprehur Oerd Bylykbashi më pas me kolegët, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi janë larguar nga komisionet e Kuvendit.