TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke u ndalur te Samiti i Procesit të Berlinti dhe vizita e Presidentit francez Macron. Sa i përket mbajtjes së Samitit në Tiranë, ai u shpreh se ky ishte një lajm shumë i mirë për rajonin dhe vendin, ndërsa shtoi se ky event ka “varrosur përfundimisht” idenë e OpenBalkan.
Ai zbuloi se Tirana u zgjodh për mbajtjen e Samitit nga BE dhe nuk ishte një meritë e qeverisë Rama. Sipas tij Tirana u zgjodh për shkak të faktorit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, por edhe Mal të Zi, si edhe pozicionimit të Beogradit më pranë Rusisë dhe Kinës. Sa i përket çështjes së Kosovës, Çollaku u shpreh se amendamentet e propozuara nga ai për Rezolutën për Kosovën u rrëzuan si pasojë e një marrëveshjeje mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit të udhëhequr nga Sali Berisha.
Çollaku deklaroi me të tjerash se mbi 5 deputetë të mazhorancës, pa përmendur emra, i kanë thënë pas votimit se amendamentet e kërkuara nga Çollaku ishin të drejta, por ata ishin urdhëruar për të votuar kundër.