AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 13:16

Studentët e mjekësisë 'veshin' me letra higjenike ministrinë e Arsimit

Studentët e mjekësisë 'veshin' me letra higjenike

Ka vijuar edhe sot protesta e studentëve të Mjekësisë e cila zhvillohet për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Mes thirrjeve për të plotësuar kërkesat e tyre, studentët marshuan nga Universiteti drejt Ministrisë së Arsimit ku kanë hedhur letra higjienike drejt godinës. 

Pse protestojnë studentët e mjekësisë?

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajnë tarifën më shumë se të tjerët. Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar.

Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.