AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 15:25

Grupi parlamentar i PD në mbështetje të studentëve të mjekësisë, kërkesë në Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit për punën e detyruar

Grupi parlamentar i PD në mbështetje të studentëve të

Duket se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do të mbështesë nismat e studentëve të mjekësisë, të cilët do të kundërshtojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Qeverisë që nuk i pajisë për 5 vite me diplomë.

Kryetari i Grupit  të PD-së, Gazment Bardhi ka informuar për kërkesën e studentëve, duke nënshkruar kështu dje në mbledhje kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit. Lajmin e ka bërë të ditur Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur kërkesën e studentëve të mjekësisë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetutese ligjin që pezullon diplomimin e mjekëve të rinj për 5 vite. Duke respektuar reagimin e studentëve dhe protestën e tyre, pa asnjë ndërhyrje politike, apelojmë edhe njëherë për Qeverinë që të dëgjojë zërin dhe shqetësimin e studentëve dhe ti jap zgjidhje kërkesave të tyre.” – shkruan Bardhi.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”. “Kushte s’kemi, por kemi Kushtetutë””, “Mjekësia bojkoton”, “Duart e prangosura s’mund të kurojnë!”, thuhen në disa prej pankartave më pikantë të studentëve.