AKTUALITET, 18 Tetor 2023, 12:28

Përfshihet nga flakët autobusi në aksin Levan – Gjirokastër, dyshimet e policisë

Përfshihet nga flakët autobusi në aksin Levan –

Një autobus është djegur pjesërisht nga flakët, në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Toç.

Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë një defekt në motorin, ndërsa dëmet kanë qenë vetën materiale.

Njoftimi i policisë

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në aksin rrugor “Levan-Gjirokastër”, në afërsi të fshatit Toç, dyshohet se për shkak të një defekti në pjesën e motorit, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, autobusi me drejtues shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Durrës. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.