AKTUALITET, 15 Gusht 2022, 08:40

Aksident në Berat, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Aksident në Berat, makina përplas për vdekje një person me

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Meteor, në rrugën  Kuçovë-Dimal.

Një makinë ka përplasur një biçikletë, e për pasojë personi që lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë.

Uniformat blu bëjnë me dije se viktima nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë mësohet se shoferi i makinës që përplasi biçikletën është një 30-vjeçar me iniciale M.B.

Njoftimi i policisë

Berat/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.