AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 20:10

Kritikat pas dorëzimit të draftit për Asociacionin, reagon Rama: Ata që shajnë kanë vetëm një frikë

Kritikat pas dorëzimit të draftit për Asociacionin, reagon Rama:

Edi Rama ka reaguar pas kritikave të shumta për draft Statutin e Asociacionit të propozuar prej tij.

Në një postim në “Twitter”, kryeministri Rama është shprehur se ata që shajnë kanë frikë se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”- shprehet Rama.