AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 20:04

Toka bujqësore, troje dhe pyje në katër fshatra, Princ Leka kërkon pronat e sekuestruara të Ahmet Zogut në 1945

Toka bujqësore, troje dhe pyje në katër fshatra, Princ Leka

Princ Leka kërkon kompensimin për tokat e gjyshit të tij, Ahmet Zogut. Princ Leka kërkon shfuqizimin e një vendim të agjensisë së Dibrës për tokat në Mat, aty ku lindi paraardhësi i tij.

Familja mbretërore, thuhet në padinë e Princ Lekës, ka nisur procedurat ligjore për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave.

Ajo ç’ka kërkohet  janë sipërfaqe me toka që aktualisht rezultojnë se i përkasin shtetit  në fshatrat Zenisht, Rukaj, Rremull, Urakë dhe në qytetin e Burrelit.

Duke skicuar kufijtë për secilën nga parcelat në zonat e mësipërme, paditësi thotë se zyra rajonale e kthimit dhe kompensimit të pronave nuk e ka njohur si subjekt të shpronësuar. Më tej thuhet se ai është trashëgimtar ligjor i radhës së parë të Mbretit Zog dhe Suzanës dhe ndaj njohja dhe kompensimi i tyre duhet t’i kalojë gjysësisht 41-vjeçarit.

Bëhet fjalë jo vetëm për toka bujqësore por edhe pyje si dhe troje në katër fshatra dhe në qytetin  Burrelit, që i përkasin si njësi administrative Matit.

Në 1945 komiteti ekzekutiv urdhëroi konfiskimin e pasurive të Ahmet Zogut të Parë, midis të cilave edhe tokat kaluan në përdorim nga shteti. Më herët princ Leka fitoi në gjykatën e Lartë një tjetër pronë të gjyshit, vilën mbretërore të Shirokës, në Shkodër.