AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 16:52

Marrëveshja dypalëshe/ Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar

Marrëveshja dypalëshe/ Riatdhesohen 50 shqiptarë nga

Riatdhesohen 50 shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të marrëveshjes dypalëshe. Lajmi bëhet publik nga Policia e Shtetit, e cila shton se këta persona nuk përmbushin kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar.

“Në zbatim të marrëveshjes së ripranimit, ndërmjet qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në fluturimet e organizuara janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë të cilët nuk përmbushnin më kushtet për qëndrim në Mbretërinë e Bashkuar”, thekson policia.

Autoritetet shqiptare thonë se po verifikohen të gjitha rastet, me qëllim që personat që kanë thyer rregullat të përballen me përgjegjësitë. “Policia e Shtetit, në bashkëpunim me palën britanike, në kuadër të Task Forcës së përbashkët, ka marrë masa për verifikimet e nevojshme dhe për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve që nuk kanë respektuar detyrimet”, shton Policia.