AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 18:07

Draft-statuti “rrufe” për Asociacionin pa u konsultuar me Kurtin, Rama tregon arsyet: Jemi vëllezër, por kemi shtete të ndryshme

Draft-statuti “rrufe” për Asociacionin pa u konsultuar me

Kreu i ekzekutivit u shpreh se nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin që e dërgoi në Gjermani dhe Francë.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Edi Rama ka treguar edhe arsyet se pse paraprakisht nuk është konsultuar me Kosovën për këtë çështje.

Sipas tij, shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë vëllezër, por kanë shtete të ndryshme.

“Jo. Unë dua të jem shumë i drejtë dhe në raport me partnerët. Kjo nuk është një konspiracion i shqiptarëve që ne po e bëjmë bashkë dhe pastaj unë do e çoj. Ky është një kontributi i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetit e vet”, ka thënë Rama.

Ai ka bërë me dije se shteti shqiptar është në një linjë me SHBA-në dhe BE-në për situatën e fundit në veri.

“Shqipëria në këtë rast, është tërësisht në një linjë me SHBA-të dhe BE-në, me Francën dhe Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bëjnë autoritet e Kosovës. Shqipëria kontributin e saj nuk mund ta jap në këtë proces, përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët dhe pozicionin e vet. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol të hedhim gurin dhe te fshehim dorën. Në sensin që t`i konsultojmë këto gjera përpara dhe pastaj të bëjmë sikur nuk kemi konsultuar”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera, Rama ka mohuar mundësinë që në Kosovë të ketë luftë. Ai ka thënën se Serbia nuk mund të bëj luftë me SHBA-të.

“Kjo është gjeja e fundit që unë imagjinoj. Ka një fjalë që thotë kurrë mos thuaj kurrë, por unë dua të them kurrë. Për faktin se kush do luftojë në Kosovë? Do luftojë Serbia me Amerikën? Kosova është Amerikë. Sa për dijeni të atyre që kanë harru, Kosova nuk është ende tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të terë të huaj në territorin e vet, dhe për sa kohë nuk është e njohur ndërkombëtarisht nga të gjithë. Kështu që, çfarë do të bëj Serbia, do të sulmojë Amerikën?”, është shprehur Rama.