AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 18:52

Rama draft-statut për Asociacionin, deputetet e Kosovës postojnë foto dhe ironizojnë kryeministrin e Shqipërisë

Rama draft-statut për Asociacionin, deputetet e Kosovës postojnë

Deputetja e Kosovës, Jeta Statovci, nuk i ka kursyer ironitë ndaj Edi Ramës, pas dorëzimit të draftit për Asociacionin pa u konsultuar me zyrtarët e Prishtinës.

Ajo shfaqet në foto me shefen e saj në Parlament, Mimoza Kusari-Lilën, ministren Artane Rizvanolli dhe Dejona Mihalin e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa bashkangjitur fotos shkruan: Duke draftuar...

Kujtojmë se dy ditë më parë Edi Rama i propozoi kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, një draft statut për Asosacionin e komunave me shumicë serbe.