TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar në Gjermani, pasi u kapën në një shtëpi bari.
Sipas mediave gjermane forcat e policisë kontrolluan një shtëpi në Mandtstrasse në Remscheid dhe zbuluan një plantacion kanabisi që shtrihej në disa dhoma.
Para operacionit, policia kishte marrë një denoncim nga banorët se nga shtëpia vinte era e kanabisit, nga dritaret që kishin ngjitur me banesën.
Policia sekuestroi edhe pajisjet që shërbenin për plantacionin. Me urdhër të prokurorit, 34-vjeçari shqiptar është nxjerrë para magjistratit, i cili ka lëshuar një urdhër arresti.
Hetimet janë në vazhdim. Nëse shpallet fajtor, i akuzuari përballet me një dënim të rëndë me burg.