TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike.
Zyra e Shtypit dhe Komunikimit të PD njofton se ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.
Njoftimi:
Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.
Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative.
Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist.