AKTUALITET, 27 Qershor 2022, 17:36

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagosen tre persona

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagosen tre

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Markatomaj.

Tre automjete, mes tyre dhe një furgon mallrash janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur tre persona. Mësohet se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.