AKTUALITET, 27 Qershor 2022, 15:44

Po lahej në lumin Drini i Zi, humb jetën 15-vjeçari

Po lahej në lumin Drini i Zi, humb jetën 15-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në në fshatin Potgorcë të Maqellarës.

Bëhet e ditur se rreth orës 14.10, një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e lumit Drini i Zi ndërsa lahej.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.