TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar si u soll Behar Bajri drejt Shqipërisë, pas vendimit për ekstradim nga Franca.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se Behar Bajri konsiderohen një personazh mjaft i rrezikshëm dhe për autoritetet ka qenë sfidues transporti dhe sjellja e tij, për shkak të frikës se mos sulmohej autokolona, që do ta transportonte nga aeroporti drejt qelisë.
"Francëzët kanë karkuar që Behar Bajri të transferohej gjatë ditës, të mos kishte tentativa për të sulmuar autokolonën që do ta transportonte. Mënyra si është eskortuar, me super masa sigurie. Ka udhëtuar edhe agjent i Interpoli francez. E konsiderojnë si person mjaft të rrezikshëm.
Ka vrarë shokun e tij të ngushtë dhe pasi e ka vrarë i ka shkuar në varrim. Kur ka vajtur SPAK dhe ka kqyrur vendin e ngjarjes, rezulton se numri i plumnbave, kalibri, pozicioni i viktimës… Ai ka shkuar edhe më tej, ka thënë më shau dhe doja ti bija prapë.
Kur pala franceze ka parë dosjen dhe ashpërsinë e tij, kaq ka mjaftuar që ai të vijë në Shqipëri", tha ndër të tjera Lala.