TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zona e Mallakastrës njihet për prodhimin e vajit të ullirit, por këtë sezon fermerët ankohen se prodhimi ka rënë ndjeshëm. Ata tregojnë se kushtet e pafavorshme të motit, por edhe mungesa e një politike mbështetëse për fermerët nga shteti ka ndikuar direkt në uljen e rendimentit. Ndër problemet që derivojnë në këtë industri janë të shumta. Ndër to mund të përmendim mungesën e krahut të punës dhe rritjen e çmimeve të plehrave kimike.
“Rrjedhimisht që është më pak. Ka ndikuar edhe koha, dhe sivjet fermerët nuk kanë pasur mundësi që ta punojnë, ta plehërojnë se kanë çmime të larta”, thotë një fermer. Mungesa e prodhimit këtë vit ka bërë që çmimi i vajit të rritet ndjeshëm, ndikuar edhe nga importi nga vendet e huaja. “Kërkesa nga jashtë nuk ka kërkesë këtu brenda shitet shumë pak se në aq jemi. Tregu i jashtëm kërkoi edhe rritjen e çmimit, mendoj që do rritet më shumë”, shprehet një tjetër.
Fermerët kërkojnë më shumë mbështetje, pasi kostot e prodhimit janë rritur dhe ata hasin vështirësi në sigurimin e punëtorëve për të kryer shërbimet. Nga viti në vit, çmimi I një litri vaj ulliri rritet ndjeshëm. E ndërsa një vit më parë ishte 500 mijë lekë litri, këtë vit ka shkuar në 800 mijë lekë litri.