
Ndërsa prej disa javësh deputetët e opozitës kanë protestuar duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave në Parlament dhe në mbledhjet e Komisioneve, disa prej këtyre duket se janë tërhequr nga ky vendim për të marrë dietat.
Ditën e sotme disa prej deputetëve të opozitës kanë marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë, mbajtur online.
Deputetët që kanë marrë pjesë në këtë mbledhje por dhe në disa komisione të tjera, mbajtur online, që më herët e kanë cilësuar antikushtetutes dhe të paligjshme, janë Edmond Spaho, Bujar Leskaj, Lindita Metaliaj, Isuf Çela dhe Ina Zhupa.