AKTUALITET, 16 Nëntor 2023, 21:16

Sejamini shpjegon si po e bllokon Greqia nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në për Belerin

Sejamini shpjegon si po e bllokon Greqia nisjen e negociatave të

Neritan Sejamini ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është diskutuar për bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë, nëpërmjet refuzimit për të fismosur letrën, që do të shërbente si ftesë ndaj vendit tonë për hapjen e pesë kapitujve të parë në negociatat me Bashkimin Europian. 

Sejamini shpjegoi se ftesa e BE është thjesht një formalitet, por Greqia ka gjetur një mënyrë për ta shprehur protestën ndaj çështjes Beleri, duke mos e firmosur dhe kështu duke bllokuar nisjen e bisedimeve për pesë kapitujt. 

"Pasi Shqipërisë i janë hapur negociatat, bëhet konferenca e parë që prezanton nisjen e negociatave. Bëhet një kqyrje e të gjithë gjendjes dhe më pas nisin negociatën. Shihen financat publike, zbatimi i ligjit, etj. Negociatat bëhen me kapituj. Ajo që ka ndodhur, mbaroi faza e parë dhe tani duhet të nisin negociatat konkrete.

Pasi mbaron kjo fazë, BE i bën ftesë zyrtare Shqipërisë dhe bën planin se si do të negociojë. Ka një letër formale, që firmoset nga të gjithë vendet anëtare para se ti vijë Shqipërisë.

Greqia nuk e firmos dhe kjo letër nuk vjen. Që të nis procesi, duhet kjo ftesa formale. Deri sot kjo letër ka qenë formale. Greqia ka refuzuar. Nëse nuk e firmos Greqia, nuk nisin negociatat konkrete. Do të thotë që shtyhet", tha ndër të tjera Sejamini.