AKTUALITET, 16 Nëntor 2023, 18:57

Transportohet në spitalin “Nënë Tereza” një 2-vjeçare, e djegur në trup me cigare

Transportohet në spitalin “Nënë Tereza” një

Një 2-vjeçare është transportuar nga nëna e saj në spitalin “Nënë Tereza”, pasi dyshohet se është djegur nga bishti i një cigareje. Sipas policisë, e vogla dyshohet se është djegur aksidentalisht nga vëllai i saj 9 vjeç, i cili ka qenë duke luajtur me cigaren e ndezur.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.