TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, tha se nuk ka pasur atentat të planifikuar ndaj Lulzim Bashës, në vitin 2017 dhe sipas tij, kjo është një çështje e inskenuar.
Në një intervistë për Euronews Albania, deputeti u shpreh se mes mijëra email-ve të publikuara nga hakerat rusë, është më mirë që të fokusohen te çështje të rëndësishme e jo te lajmi i Bashës, ish-kryetar i PD-së.
“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabulë për të mbushur portalet”- theksoi Këlliçi.
Hakerat të cilët sulmuan kibernetikisht sistemet digjitale dhe ato qeveritare në vendin tonë, kanë publikuar dokumentin e Drejtorisë së Anti-terrorit i vitit 2017, në të cilin thuhej se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj Lulzim Bashës, i cili asokohe drejtonte Partinë Demokratike.
Në dokument, bëhet e ditur se tre janë personat e dyshuar të cilët do të kryenin atentatin ndaj Bashës.