AKTUALITET, 16 Mars 2023, 21:23

Aksident në Elbasan, përfundon në spital e moshuara

Aksident në Elbasan, përfundon në spital e moshuara

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku si pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në Unazën Jugore ku e moshuara teksa ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një automjet

Ndërkaq, policia po heton shkaqet që sollën aksidentin, ndërsa e moshuara menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Shkak i perplasjes besohet se ka qënë shpejtesia me te cilën ka levizur mjeti