AKTUALITET, 24 Mars 2023, 12:04

Inceneratori i Fierit/ Bien akuza për korrupsion për zv.presidentin e FSHF. GJKKO kërkon saktësim akuze për Bllakon

Inceneratori i Fierit/ Bien akuza për korrupsion për zv.presidentin e

Është zhvilluar sot në GJKKO seanca për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit.

Gjykata kërkoi nga prokuroria saktësim akuzash pasi Alqi Bllakon nuk e konsideron zyrtar të lartë, por funksionar publik.

Ndërkohë bien akuzat për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyrë për zëvendës presidentin e FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit Arben Dervishaj.

Po kështu gjykata rrëzoi kërkesë e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre dhe pritet vendimi.