AKTUALITET, 27 Mars 2023, 19:03

“Do të përfitojnë mbi 41 mijë biznese”/ Ja plani i Këlliçit për taksat në bashkinë e Tiranës

“Do të përfitojnë mbi 41 mijë biznese”/ Ja plani

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar programin për taksat dhe tarifat për biznesin e vogël.

Gjatë takimit me biznesin e mesëm e të vogël Belind Këlliçi u shpreh se biznesi i vogël e i mesëm e ka mbajtur gjallë Tiranën.

Ai theksoi se mundi dhe përpjekja krijojnë vende pune, jo fasadat e shfaqjet dhe se bashkia do jetë partneri i biznesit të vogël.

Taksa që do të ulen e do të hiqen sipas Këlliçit:

•  Do ul taksat dhe tarifat

• Do luftoj korrupsionin, të ardhurat do rriten

• Taksa për arsimin, bëhet zero

• Taksa e fjetjes në hotel, ulet me 30%

• Taksa e tabelës, ulet me 30%

• Taksa e truallit reduktohet me 30%

• Taksa mbi ndërtesën ulet me 30%

• Hiqet taksa e tokës bujqësore, pjesa e Bashkisë