TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi masën ndaj 5 të pandehurve për atentatin ndaj Inez Hajrullës në 2019. Gjykata la në fuqi vendimin e datës 22 nëntor të vitit të kaluar. Sipas këtij vendimi, të akuzuarit do të dënohen me:
35 vjet për Daut Elmazin dhe Gentjan Dautajn, të dy të akuzuar për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Për po të njëjtat akuza, treshja e gjyqtarëve u la në fuqi dënimi me 30 vite burg Igli Memaj dhe me nga 25 vite, edhe Serxhio Ademin dhe Albano Goxhajn.
Si ndodhi atentati ndaj Hajrullës?
Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre.
Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete.
I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.