AKTUALITET, 21 Korrik 2024, 18:59

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, shqiptari dyshohet se u vetëvra në burgun e Bolonjës

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, shqiptari

Një 48-vjeçar shqiptar dyshohet se është vetëvrarë në qelinë e tij në burgun e Bolonjës, në Itali, ku ndodhej që prej majit të këtij viti.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte i ndaluar që nga 27 maji dhe ishte në pritje të gjykimit për akuzat për tentativë vrasje.

Mësohet se policia e burgut dhe stafi mjekësor janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë shqiptarit, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

Ende nuk dihen detajet të tjera rreth kësaj ngjarjeje të rëndë dhe motivit që e shtyu shqiptarin drejt këtij akti.