AKTUALITET, 21 Korrik 2024, 14:30

Atentati me tre të vrarë në Memaliaj, reagon Taulant Balla

Atentati me tre të vrarë në Memaliaj, reagon Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me atentatin me armë zjarri në Memaliaj, ku u vranë tre persona, Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Gledio Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur.

Sipas ministrit Balla, ngjarjet e vjetra kriminale janë rrezik potencial për ngjarje të reja.

“Është detyrë kryesore e Policisë së Shtetit parandalimi i ngjarjeve kriminale, duke vlerësuar rrezikun dhe u angazhuar në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale. Janë këto ngjarje të vjetra kriminale rrezik potencial për ngjarje të reja. Ndërsa drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit janë në Memaliaj ku presim zbardhjen sa më parë të jetë e mundur, Drejtoria Vendore  e Policisë Lezhë sapo ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Falë reagimit në kohë janë sekuestruar armët e zjarri dhe mina me telekomandë, të cilat do të përdoreshin dhe është ndaluar në flagrancë autori i dyshuar”, shkruan ministri Balla.